Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. ka marrë të gjitha masat për një sezon të mbarë në zonat turistike në Bashkinë e Shkodrës. Në një intervistë për mediat, drejtori i UKSH Mark Molla ka thënë se të gjitha kapacitet janë vënë në gatishmëri të plotë.
Furnizimi me ujë të pijshëm në zonat turistike garantohet me cilësi e pa ndërprerje, siç edhe impiantet e përpunimit të ujrave të ndotura janë plotësisht funksionale në Velipojë e Shirokë.
Drejtori Molla ka ngritur shqetësimin e përdorimit të ujit nga lavazhet, duke paralajmëruar sanksione ligjore në bashkëpunim me institucionet e tjera për ato që janë të jashtëligjshme dhe nuk i paguajnë detyrimet shtetit. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që ta mirëpërdorin e ujin e pijshëm, sidomos gjatë stinës së nxehtë.