Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.