Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi, këtë mbrëmje, vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.
Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën dhe Fatjonin.