Gjermania mori një fitore të madhe përballë Italisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve duke mundur në shtëpi Italinë me shifrat e thella, 5-2.
“Panzerat” e dominuan takimin që nga minuta e parë, duke mos i dhënë mundësi kampionëve të Europës të reagonin në asnjë moment.
Kimish, Gyndogan, Myler dhe Verner ishin ata që i sollën Gjermanisë fitoren në këtë “klasike”, ndërsa Gnjoto shënoi vetëm golin e parë për italianët., ndërsa Bastoni shënoi të dytin.
Gjermania ndodhet në vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës A, e cila ndodhet një pikë larg vendit të parë, Hungarisë, që është surpriza e këtij grupi.