Boksieri shqiptar, Florian Marku doli të shpallej kampion bote për federatën IBF gjatë mbrëmjes së djeshme një duel që e zhvilloi në stadiumin e Totenhemit duke mposhtur ukrainasin Maksim Prodan.
Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.
Teksa pas duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores.
Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion. Një gjest i mrekullueshëm nga trajneri grek i cili tregoi profesionalizmin e tij.