Gjokë Vata ishte personazhi i radhës i podcast- it “Gjurmë zërash” i Bashkisë Shkodër, i cili synon të evidentojë individët me vlera të spikatura në fusha të ndryshme të aktivitetit shoqëror.
Kantautor, shkrimtar por edhe aktivist i përditshmërisë sidomos në rrjetet sociale, Gjokë Vata në rreth 28 minuta, rrëfen jetën e tij, e cila ka patur ulje- ngritjet që e kanë shënjuar atë.
Sot 89- vjeçar, me shendet të mirë dhe krejt i kthellët, Gjokë Vata është një nga figurat kryesore të artit në Shkodër por edhe më gjërë, një emër që me aktivitetin e tij i bën nder edhe qytetarisë shkodrane.