Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, njëkohësisht anëtare e Kryesisë së PD-së, bën thirrje që qytetarët të dalin në protestë më 7 korrik.
Gjatë një takimi që zhvilloi ish- kryeministri Berisha me gratë e LDGSH-së, Topalli u shpreh se opozitë do të thotë protesta të pafundme për të gjitha sfidat me të cilat përballet qytetari shqiptar.
Ndër të tjera, Topalli ka listuar sipas saj, dy fenomenet më të rrezikshme për Shqipërinë, emigrimin dhe rritjen demografike (kur numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve).
Topalli ka cituar multimiliarderin Elon Musk i cili është shprehur se një vend që ka rritje demografike, nuk ka të ardhme.
Në takim kanë qenë të ftuara edhe shumë zonja nga Shkodra, me kontribute në Partinë Demokratike por edhe si pjesë e shoqërisë civile si ish- kryebashkiakja Voltana Ademi, ish- volejbollistja e njohur dhe pedagoge Nora Deda etj.