Përpara disa javësh emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” publikoi historinë e Shaqe Markut, ajo jeton vetëm me djalin e saj të mitur, pa asnjë përkrahje, në një zonë të thellë, mes malesh në bashkinë e Vaut të Dejës.
Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” risjell në vëmendjen e publikut rrëfimin dramatik të Shaqe Markut që nis me dhunën nga i shoqi e deri tek përballja me skamjen. Por ajo luftoi e vetme kundra të gjithëve për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Një grua, nga një zonë e thelle e bashkisë se Vaut të Dejës, vendosi qe te dilte kundër këtij sistemi, vendosi të dilte kundër vullnetit të burrit të saj. Do t’i kushtonte shumë, por ajo vendosi te duronte çdo të keqe e të përplasej me faqe te panjohura në jetën e saj, vetëm e vetëm që në jetë të sillte një fëmijë. Kalvari i vuajtjeve për Shaqe Markut nisi që në moshën 29 vjeçare ku u braktis nga i shoqi. “Nuk kam asnjë këtu, as tualet nuk kam, asnjë send. Kam gjetur gjarprin në krevat, djali më është lutur mos të flemë më në atë krevat”,- thotë Shaqja.
Fshati i thelle ku jetojnë nuk mundëson asnjë mundësi jetese për këtë familje. Nuk ka qendër shëndetësore, nuk ka një shkolle, e kjo e bën akoma edhe me te vështirë jetesën e tyre. I kanë kërkuar ndihme bashkisë, por deri me tani, çdo gjë ka mbetur tek premtimet.
Edhe gjate pandemisë, kjo familja ka vuajtur pamundësinë e pasjes se produkteve baze te konsumit. “Kam kërkuar ndihmë më kanë thënë të kemi sjellë njëherë duhet të presësh, ne jemi me 27 mijë lekë, fëmija im vuan për një çokollatë 200 lekëshe”,- thotë Shaqja.
Gjendja shëndetësore e Shaqe Markut akoma edhe sot është e vështirë, për shkak se ajo vuan nga disa sëmundje.
“Kam nevojë për medikamente, këmbën e kam keq, kur më thonë ik tek specialisti unë nuk kam para të vizitohem, jam edhe me tension jam me ilaçe edhe për depresion. Shtylla ime kurrizore ka dalë e deformuar, tani më ka marrë edhe këmba e djathtë”- thotë Shaqja.
Vendi ku jeton, prej kohesh e ka mbytur edhe nga paragjykimet.
Sepse sipas fshatit është një mëkat te rrisësh një fëmijë pa baba. “Më kanë paragjykuar këtë e ndjej shumë, por unë mbështetem tek i madhi Zot. Thonë kjo pa burrë me një fëmijë, opinioni më gjykon por nuk është problem nuk më intereson çfarë thonë njerëzit, por unë po ja dal vetë”.
Nëna është e gatshme të shesë edhe veshkën e saj, nëse do t’i jepej një mundësi qe dikush ta ndihmonte qe te vazhdonte jetën me djalin diku tjetër, në një vend ku djali të mund të shkoje në kopsht, të ketë një qendër shëndetësore afër. “Dua që fëmijën ta rris si fëmijët e tjerë, këtu nuk ka as kopsht, as shkollë, edhe veshkën ta marr vetëm të eci përpara nuk e kam problem. Kam sakrifikuar shumë vendoseni dorën në zemër, fëmija im është 3 vjeç nuk shkon në kopsht, nuk ka asnjë lodër këtu”, e mbyll rrëfimin e saj tronditës Shaqe Marku.
Në studion e shqiptarëve u bë i ditur lajmi se vajzat dhe gratë e komunitetit shqiptar në SHBA, kanë kontribuar për rastin e Shaqe Markut. Eneida udhëtoi tek banesa e rrënuar e Shaqe Markut, së bashku udhëtuan në Shkodër ku brenda apartamentit të ri të gruas ishte gazetarja Voltiza Duro. Shaqja nuk e di ende se apartamenti do i dhurohet asaj.