Porta e shkarkimit e Zadejës në hidrocentralin e Vau- Dejësit është hapur këtë pasdite. Në videon e siguruar, konstatohet se kjo portë është hapur, por nuk është e qartë niveli i hapjes së saj. Ditën e sotme është njoftuar për shkarkime 300 m3/sek por nuk dihet nëse është ruajtur ky nivel.
Ndërkohë, sipas raportimeve periodike të Bashkisë Shkodër, niveli i ujit në territorin e saj, vazhdon të rritet. Raportohet se niveli i ujit sipas hidrometrave të vendosur në tre pika të ndryshme, po i afrohet kuotës maksimale.
NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR
Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 08.01.2021,ora 16.00
Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 08.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
-Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.05 m.(Kuota max 6.30 m)
-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00, shënon 8.22 m. (Kuota max 8.70 m)
-Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 7.00 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1669 Ha
1. Tokë e pakultivuar 508 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1036 Ha
3. Grurë 65 Ha
4. Bimë deKorative 70 Ha
5.Pemtore 2 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm.
2.Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3.UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 780 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë
• Tokë e pakultivuar 180 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 580 Ha
• Grurë 20 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 579 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 208 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 266 Ha
• Bimë decorative 70 Ha
• Grurë 35 Ha
2.Në Nj.A. Dajc nuk ka energji elektrike.
3.UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Nj. A. Guri Zi
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc, Guri Zi.
• Tokë e pakultivuar 15 Ha
• Foragjere te dyta, jonxhë 15 Ha
• Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha
2.Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkdoër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A. Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 90 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
• Grurë 10 Ha
2.Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 12 Ha, ne fshatin Zues
• Tokë e pakultivuar 5 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç
BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN,
KËRKESË PËR KOMISIONIN E EMERGJENCËS CIVILE PRANË PREFEKTURËS SHKODËR.
Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme :
-Makine ushtrie (për transport në rrugën Obot)
-Varke lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.)