Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Kabllot e internetit të varuara kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët. Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar proçesit të restaurimit të fasadave.
Nga ana e bashkisë i është kërkuar të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbim interneti, saktësisht 26 të tillave, që të bëjnë vetë brenda datës 15/08/2024, heqjen e linjave kabllore ajrore për të cilat nuk janë paisur me lejen përkatëse, si edhe atyre ekzistuese jashtë funksionit.
Fatkeqësisht raste të tilla abuzimi nuk janë të pakta e në çdo rast shkeljeje, Bashkia do të ndërhyjë duke shkëputur linjat e duke ndëshkuar me forcën që jep ligji.