Historitë janë bërë për t’u shkruar. Vllaznia për femra ia ka dalë të realizojë golin e parë në në histori në grupet e Champions League, ndaj Real Madrid.
Ekzekutim perfekt i një goditje dënimi nga e zakonshmja Megi Doçi përfundon në rrjetë, në minutën e pestë. Gjithsesi, vajzat madrilene përmbysën shifrat që në pjesën e parë, me golat e Weir dhe Abelleira (2).