Historike! Supër sukses! Krenari i ligjshme! Vllaznia e vajzave të Shkodrës siguron kalimin në fazën e grupeve në Champions League. Një arritje fantastike, në kufijtë e të pabesueshmes!
Ndeshja e dytë me ukrainaset e Vorkla Kharkiv u mbyll me fitoren e vajzave kuqeblu në “Loro Boriçi”. Pas barazimit 1 – 1 në ndeshjen e parë, Vllaznia ka fituar 2- 1 me gola nga Paterson dhe Berisha.
Vllaznia e vajzave shkruan kështu historinë e futbollit shqiptar, absolutisht ekipi i parë që luan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Është një investim i nisur prej vitesh, me këmbëngulje e besim nga stafi drejtues me në krye presidentin Lazër Matija.
Fjalët sot në vlejnë! Vlen gëzimi dhe krenaria e ligjshme për këto vajza, për këtë ekip, për këto ngjyra që tashmë bëjnë një hap cilësor, ndoshta të paarritshëm për shumë vite!