Barazia gjinore është parakusht dhe forcë shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm. Ky film i shkurtër tregon historitë e 5 grave të suksesshme që thyen barrierat dhe stereotipet duke u bërë pioniere në politikë dhe qeverisje vendore.
Znj. Adelina Farrici – Ish Kryetare e Bashkisë Burrel; Znj. Albana Dhimitri – Ish Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës; Znj. Alma Hoxha – Kryetare e Bashkisë Përmet; Majlinda Qilimi – Kryetare e Bashkisë Delvinë; Znj. Voltana Ademi – Ish Kryetarja e Bashkisë Shkodër ndajnë historitë dhe sfidat e tyre në qeverisjen vendore.
Ato inkurajojnë të rinjtë të bëhen profesionistë të mirë dhe të kontribuojnë në zhvillimin lokal. /Publikuar në Facebook nga GIZ/