Agjensia e Spektakleve “Buna 1” është padyshim më e suksesshmja në hapësirën mbarë shqiptare. Eksperienca e krijuar në mëse 20 vite, me spektakle brennda dhe jashtë Shqipërisë, në sallat më prestixhoze por edhe në sheshe, ësgtë garanci edhe për suksesin e rradhës. Pas “Nata Shkodrane” organizuar në amfiteatrin e Tiranës, kjo angjensi me president Arben Mazin, kthehet përsëri me një tjetër mbrëmje që parashikohet e paharruar. “Hitet e Veriut” do të sjellin një buqetë unikale në llojin e vet, në metropolin shqiptar në mbrëmjen e 18 majit, duke nisur nga ora 20.00 në amfiteatrin e Tiranës. Emrat më të njohur të muzikës në Veriun e Shqipërisë, do të shpalosin vlerat e padiskutueshme të kësaj treve.
Si në spektaklet e tjera të kësaj natyre, gjithçka do të jetë “live” dhe jo me playback, thotë producenti Mazi. Një spektakël i tillë, organizohet për herë të parë dhe natyrisht, merita është e Agjensisë së Spektakleve “Buna 1”, e cila shquhet për idetë e saj. Interesi për të ndjekur këtë natë të paharruar, është mjaft i lartë dhe ata që duan të bëhen pjesë, duhet të nxitojnë për të siguruar një biletë. Edhe për prenotimin e biletave, ka një risi. Online mund ti prenotoni në faqen e internetit https://www.myticket.al.
Këngëtarë të mirënjohur nga Shkodra si Bujar Qamili, Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”; nga Puka Dava Gjergji; nga Kukësi Përparim Brati dhe Hamit Kastrati; nga Malësia Nikoll Nikprelaj; nga Dukagjini Fran Kodra dhe Ndue Shytani; nga Tropoja Zef Beka dhe Gofile Papleka; nga Dibra Lirije Rasha; nga Kruja Kurt Lika dhe nga Mirdita Vëllezërit Lleshi, do të sjellin “Hijet e Veriut” në zemër të kryeqytetit shqiptar. Më të mirët e Veriut, për publikun më të mirë shqiptar. Me 18 maj 2019, ora 20.00 në amfiteatrin e Tiranës, argëtimi dhe kënaqësia garantohen nga Agjensia e Spekteklave me president Arben Mazi. /ShkodraWeb/