Një vit më parë Fran Kështeja me profesion infermier, do të humbiste betejën me Covid- 19. Ai u largua nga jeta në moshën 59- vjeçare, duke lënë pas një emër të mirë falë punës me përkushtim.
Sot, në përvjetorin e parë të mungesës, Kështeja është nderuar nga Bashkia Malësi e Madhe me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Ceremonia e rastit, në prani të familjarëve të të ndjerit, ish- kolegëve, miqve e të njohurve, është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe.
Pasi ka bërë një panoramë të shkurtër të punës e aktivitetit të infermierit Kështeja, kryebashkiaku Tonin Marina i ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderit” djalit të të ndjerit.
Fran Kështeja, i cili punonte pranë qendrës shendetësore Gril- Vrakë, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ishte i shtruar për tu kuruar nga Covid- 19. Fatkeqësiht, infermieri humbi betejën. /ShkodraWeb/