Informacione të rëndësisme janë pëcjellë ditën e sotme në emisionin e “Pa Gjurmë” për historinë e Edi Lekvukajt, 39 vjecari nga Velipoja e Shkodrës që humbi gjurmët nga Belgjika në vitin 2005. Një telefonues ka deklaruar se e ka parë Edi Lekvukaj, 39-vjeçarin duke punuar në një lokal në Francë. Ai shprehet 100% i bindur se e ka takuar atë disa herë madje edhe kishin biseduar së bashku.
“Me 100% ai punon në Mets të Francës. E kam takuar mbi tre katër herë. Më ka shërbyer. Dhe flet shqip. Punon në lokal Pasha me pronar turk. Aty punojnë edhe shqiptarë të tjerë. Ishte me origjinë nga Shkodra dhe jam i bindur që është ai duke e parë edhe nga fotoja. Nuk e pyeta për emrin vetëm se më shërbeu. Lokali është afër një lokali kosovarësh”, tha telefonuesi.
HISTORIA
Edi Lekvukaj, 39 vjecari nga Velipoja e Shkodrës ishte vetëm 28 vjeç ku humbi gjurmët nga Belgjika. Gjithçka nisi me largimin e tij drejt Brukselit. Në vitin 1999 niset drejt Belgjikë bashkë me familjen. E gjithë familja regjistrohen me identitet kosovar sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk i pranonin. Familja Lekvukaj ishte e pajisur vetëm me një fletë qëndrimi në shtetin belg. U deshëm plot 14 vite që të pajiseshin me dokumente të rregullta. Më pas në vitin 2002- 2003 ka jetuar 8-9 muaj në Itali tek motrat për të bërë dokumente italiane, por as këtu nuk ja doli mbanë pasi shteti italian e ktheu në Shqipëri. Qëndroi 8 muaj në Shqipëri dhe familjarët i bënë vizë gjermane. Kaloi nëpërmjet shtetit grek për të shkuar në Gjermani dhe më pas drejt destinacionit pra në Belgjik. Për ti shpëtuar problemeve të policisë Edi regjistrohet me një tjetër identitet në Bruksel.