Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- së Shkodër Bardh Spahia: Banorët e Trushit, në Njesinë Bërdicë kanë zhgënjim, dëshpërim ndaj një qeverie që i braktisi për 8 vite. I la në harresë, i diskriminoi dhe i mohoi investimet.
Por, banorët e kësaj zone të Shkodrës e dinë, se braktisja që i është bërë për 8 vite do të marrë fund me 25 Prill. Banorët e Bërdicës kanë besim tek Programi i Partisë Demokratike, tek alternativa që i ofrohet shqiptarëve, duke dhënë shpresë për të ardhmen, për familjen, për rininë, për t’i thënë stop emigrimit të shqiptarëve.
25 Prilli është dita që shkodranët dhe shqiptarët do të ndahen një herë e përgjithmonë nga kjo qeveri që i solli vetëm fatkeqësi mbarë vendit.