Një i ri shkodran, me vullnet të pathyeshëm dhe me stërvitje të pandalshme, sot zyrtarisht ka aplikuar për një rekord “Guinness”. Safet Plangaj, në mes të dhjetra sportistëve të tjerë dhe në praninë e shumë kamerave të televizioneve ia ka dalë të realizojë 20 pompa vertikale në bedenat e kalasë Rozafa por edhe rreth 500 të tjera të muret e saj.
Është një shembull që frymëzon, i një të riu që nuk ndalet para asgjëje, as para vështirësive fizike. Jo vetëm kaq, Safeti është ftuar zyrtarisht të bhet pjesë e lorjave paraolimpike dhe është detyra e strukturave të shtetit ta mbështesin me të gjitha forcat.
Mbi të gjitha, siç thotë edhe trajneri i arteve marciale Elion Puka, safeti është frymëzim për të rinjtë, ti drejtohen sa më shumë sportit jo vetëm dhe thjesht për të kërkuar rezultate të larta e medalje por edhe për ti bërë sherbimin më të mirë trupit, fizikut.
Pavarësisht se me aftësi të kufizuara në lëvizje, Safet Plangaj nuk njeh pengesa, nuk ndalet para vështirësive dhe jep shembull për të gjithë bashkëmoshatarët, të cilët sot me shumë mundësi janë ndjerë mirë por edhe pak ziliqar për arritjet e të riut shkodran.