Luiz Ejlli dhe Kiara Tito (Ejlli) vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të preferuara të botës së showbizit. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke treguar karrierat e tyre por edhe momente nga jeta private.
Siç dihet, Luizi po bëhet gati të nxjerrë këngën e tij të tretë radhazi që nga koha kur ishte në shtëpinë e BBVip. Shkodrani duket se edhe këngën e tretë, ia ka dedikuar bashkoshortes së tij Kiara Tito (Ejlli) me të cilën u kurorëzua në martesë në finalen e BBVip.
Ditën e sotme, Ejlli ka publikuar një video të shkurtër, ku shfaqet me Kiarën, ndërsa në sfond janë disa rreshta të këngës së re, e cila mund të titullohet “Kiara” ose “Thesari im”.
Këngën e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale edhe Kiara, duke e shoqrëuar edhe me një mesazh shumë të veçantë. “Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaja një Luiz në jetën e tyre”, shkruan Kiara.