“Ia vlen të jetosh”! Ka qënë ky mesazhi i pëcjellë në Shkodër në marshimin 16-të kundër kancerit të gjirit organizuar nga YWCA dhe Bashkia Shkodër.
I pranishëm në këtë marshim, ka qënë kryetari i Bashkisë Benet Beci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ndërkohë, ambasadorët e akredituar në Shqipëri kanë zgjedhur Shkodrën për të dhënë mesazhe sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e të qënurit të gjithë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin.
Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ndanë me të pranishmit edhe historitë përsonale të rasteve të të prekurve nga kanceri i gjirit. Kjo ecje simbolizon fuqinë e bashkimit dhe mbështetjen që i japim për ti thënë PO jetës! Së bashku mund të shpëtojmë jetë.