IKMT ka shembur në tokë me shpërthim të komanduar ndërtesën gjashtë katëshe në zonën e “Astirit”. Ashtu sikurse ishte njoftuar shpërthimi është realizuar rreth orës 15:30.
Në trupin e objektit ishin hapur 250 furnela (vrima) ku ishin vendosur 10 kg lëndë eksplozive. Për disa ditë objekti shërbeu edhe për strehimin e disa familjeve të prekura nga tërmeti.