Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IMKT) ka shembur sot një ndertesë në qytetin e Shkodrës. Ka qenë një ndertesë e veçuar, përpara një pallati në zonën që në Shkodër njihet si “Zdrale”. Mjeti i IKMT-së ka realizuar shembjen pa probleme dhe pa kundërshti nga pronarët e ndërtesës. Trualli ku ishte ngritur kjo ndertesë, është në pronësi të Myftinisë së Shkodrës, e cila e merr edhe zyrtarisht nën juridiksionin e saj.