Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë së Shkodrës: Në Njësinë Administrative Bërdicë ka nisur puna për rikonstruksionin e dy rrugëve:
Riveshje me asfalt i rrugës së fshatit Trush me gjatësi 1.6 km
Sistemim asfaltim i rrugës së lagjes Gjorretaj me gjatësi 180 m
Investimet në infrastrukturë po kryhen edhe pas kërkesës nga banorët e zonës. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund kanë nisur një paketë të plotë të ndërhyrjeve në infrastrukturë në njësitë administrative dhe në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës.