Drejt përfundimit rikonstruksioni i plotë i rrugës Rragam- Sheldi në Njësinë Administrative Guri i zi në Bashkinë e Shkodrës. Puna për Lotin III të kësaj rruge, vazhdon me ritme të shpejta dhe punimet pritet të përfundojnë brenda pak javëve.
Investimi me vlerë 11.326.320 lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, edhe në këtë pjesë, parashikon 3345 metër katror sipërfaqe asfaltike, ndërtimin e mureve të betonit, tombino dhe sinjalistikë vertikale e horizontale në një gjatësi mbi 1000 metër linear.
Pjesë e këtij projekti, është edhe rikonstruksioni i rrugës së varrezave të Rragamit, ndërsa gjatësia totale e rrugës në përfundim të Lotit III shkon 4100 metër linear.
Ndërtimi i kësaj rruge jo vetëm ndihmon në qarkullimin e njerëzve, mjeteve dhe produkteve të zonës, por edhe për ta kthyer pse jo në destinacion turistik, nisur nga bukuritë natyrore dhe mikpritja e banorëve.