Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana nëpërmjet një videomesazhi apelon të gjithë qytetarët që të ruajnë veten dhe njeri-tjetrin, për të kufizuar kontaktet fizike në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e koronavirusit. Mesazhi i Canës është shpërndarë nga kryeministri Rama në Facebook, ku ndër të tjera bën thirrje për mbrojtje nga infodemia.
“Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana
FRIKË JO, KUJDES PO!
DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!” shkruan Rama.