Prej javësh ishte përfolur emrin i Ramadan Likaj, deputet aktual i PD- së për Qarkun Shkodër si emri më i mundshëm për tu vënë përballë Tonin Marinaj për Bashkinë e Malësisë së madhe. Më herët kryetar i Bashkisë së Koplikut, Likaj shihej si rival i denjë përballë kryebashkiakut socialist.
Në fakt, është një tjetër emër, i pari që shpall kandidaturën e tij për kandidat nga PD- ja, duke zyrtarizuar pjesëmarrjen në primaret që do të zhvillohen brenda subjektit kryesor të opozitës shqiptare.
Isa Ramaj, për dy mandate kryetar i Komunës Qendër në Malësi të Madhe, përmes një deklarate video të shpërndarë, ka shpallur kandidaturën e tij për primaret që pritet të organizohen edhe për Bashkinë Malësi e Madhe.
Ramaj ka parashtruar edhe arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë hap, më kryesorja gjendja në të cilën ndodhet Malësia e Madhe nën qeverisjen e PS- së.
Vlen të theksohet se Isa Rama, ka qenë pjesë e garës edhe për zgjedhjen e kreut të PD- së Malësi e Madhe, ku pas dështimit të votimit me 25 prill të këtij viti, ai dhe dy rivalët e tjerë u përjashtuan nga gara. Tashmë Ramaj bëhet gati për një garë tjetër. /ShkodraWeb/