Italia nuk kualifikohet në Botërorin e futbollit për herë të dytë radhazi. “Të kaltrit” janë mundur në palermo 0 – 1 nga Maqedonia e Veriut.
Në minutën e 92- të ka shënuar Trajkovski për Maqedoninë e Veriut. Në minutën e 88 Italia kërkoi fitoren duke zëvendësuar Berardi dhe Mancini me Joao Pedro dhe Chielini.
Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa qenë të saktë me raste të panumërta të shpërdoruara. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat që pakkush e kishte parashikuar.
ITALI 0-1 MAQEDONI E VERIUT
90+2′ Trajkovski
PORTUGALI 3-1 TURQI
15′ Otavio, 42′ Diogo Zhota, 90+4′ Nunjes / 65′ Jilmaz
SUEDI 0-0 REP. ÇEKE
UELLS 2-1 AUSTRI
25′, 51′ Bejl / 65′ Dejvis (A.G)