Me 4 tetor 2021, një avion ra në zonën e Vermoshit të Malësisë së Madhe. Dyshimet e para ishin se ai mund të përdorej për transportin e lëndës narkotike në mes Shqipërisë e Malit të Zi. Në atë kohë, një nga personat që foli për mediat, ishte Prek Vata (Vushaj), kryeplak i Vermoshit në Malësi të Madhe.
Pikërisht, këtij personi njoftohet se i është shkrumbuar mjeti i tij privat, “Fuoristradë”. Vetë kryeplaku ka deklaruar në polici se dyshon se zjarrëvënia është e qëllimshme.
Për ngjarjen e tetorit të vitit 2021, nuk ka akoma ndonjë fajtor apo edhe sqarime se si ra avioni në Vermosh. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që mes dy ngjarjeve, rënies së avionit dhe zjarrvënies së makinës së kryeplakut të ketë lidhje.
Ndërsa makina është shkrumbuar ditën e diel, ndërkohë policia ka dalë me një një komunikatë zyrtaretë shkurtër lidhur me ngjarjen. Por me shumë mundësi, policia mund të hetojë edhe lidhjen në mes dy ngjarjeve në një hakr kohor 6 mujor.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 10.04.2022, rreth orës 23:00, jemi njoftuar nga shtetasi P.V. 74 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, se ka konstatuar të djegur mjetin e tij tip Toyota.
Vazhdojnë veprimet hetimore duke mbledhur cdo provë materiale dhe vlerësuar cdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.