Media të ndryshme kanë publikuar pamjet 3D të autokolonës ruse 64 km të gjatë, të nisur drejt Kievit me qëllim marrjen e kryeqytetit ukrainas. Automjetet e blinduara ruse, kanë ditë që janë nisur, por që aktualisht duket se kanë ngecur në vend.
Disa arsye që mund të shpjegojnë kolona ushtarake që përfshin tanke dhe artileri të rëndë nuk po përparon lidhet me probleme logjistike, rezistencë të papritur ukrainase dhe moral të ulët midis trupave ruse.
Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mungesa e mirëmbajtjes së mjeteve, si dhe mungesa e ushqimit dhe karburantit janë ndër arsyet kryesore pse autokolona nuk po përparaon drejt Kievit.