Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpëmjet një video mesazhi në Facebook numeron rekordet sipas tij te vjedhjes se kryeministrit Rama ne 6 muaj. “Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”-thekson Basha.
Mesazhi i Bashës
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit.
Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private.
Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:
Për 6 muaj, në arkën e shtetit mungojnë 63 milionë euro nga TVSH, treguesi kryesor i ekonomisë.
Nga taksat nacionale, doganore dhe akcizat, në 6 muaj,mungojnë 25.2 milionë euro.
Oligarkët dhe klientët e Edi Ramës vjedhin dhe pasurohen me kontrabandën e karburantit, cigareve dhe naftës.
Në 6 muajt e parë 2019 janë zhdoganuar:
– 14 mijë ton më pak karburant
– 32 tonë më pak cigare
– 292 tonë më pak kafe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar!