Farmacistja Ardiana Kopliku, ka shpjeguar për qytetarët të cilët rezultojnë të prekur me virus, se cila është rruga që duhet të ndjekin për të përfituar paketën e rimbursimit të ilaçeve duke qenë se shumë qytetarë ende nuk e kanë të qartë për shkak të mungesës së informacionit.
Farmacistja Kopliku, shprehet se vlera e përcaktuar për rimbursimin e ilaçeve është e mjaftueshme për pacientët. Ndërsa rekomandon edhe marrjen e vitaminave C dhe D, për të rritur imunitetin në trupin e njeriut.
Kohëzgjatja maksimale e trajtimit me ilaçet e rimbursuara do të jetë jo më shumë se një muaj për të gjithë personat e infektuar me Covid-19.