Dy personat e vënë nën akuzë për plagosjen me sende të forta të Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, do të qëndrojnë në burg. Sebastiano Malotaj dhe Leonard Pepa, u njohen këtë të shtunë me masen e sigurisë në gjykatën e Lezhës.
Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe që zgjati më shumë se 60 minuta, dy të rinjtë mësohet të kenë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Por pasi dëgjoi palet, gjyqtari Ilir Përdeda, pranoi kërkesen e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyres”.
Ndërkohë në një pronocim për mediat Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca foli për hërë të parë në lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se nuk i njeh përsonat që e dhunuan, por është i bindur goditja ka ardhur për shkak të detyres.
Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll.43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.
Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese. /Nga Elvis HILA/