Në një deklaratë për mediat nga Turqia, shtetasi Ibrahim Lici hedh poshtë lajmin se ai është arrestuar ditët e fundit. Lici deklaron se nuk është arrestuar dhe se jeton i lirë. Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij, se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. Ja deklarata e plotë e Licit nga Turqia:
Ibrahim Lici: Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem, për vrasjen e Endri Mustafes, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vertetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike.
Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vertetë. Edhe për vrasjen e vëllezerve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kërkim nga policia, pra në kërkim policor si person për t’u marre në pyetje vetëm se nuk jam gjetur në banesë.
Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vellëzerit Bilali. Shumë e çuditëshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje në drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojnë qartë jetën e lirë që bëj në shtetin turk.