Në megaoperacionin ‘Tempulli 2’, ku në pranga kanë rënë 273 shtetas, është sekuestruar jo vetëm drogë, por dhe armë pa leje e para, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.
Siç shihet në foto, droga është e llojeve të ndryshme, ndërsa armët e seksutruara janë të gjitha pa leje. Në një operacion të zhvilluar mbrëmë dhe sot (21-22 janar) policia ka ndaluar 273 shtetas, ku 26 prej tyre kanë qenë në kërkim. Kujtojmë se Drejtori i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nisur që në dhjetori të viti të kaluar.
“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizojë arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku