Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me shpërthimin e bombulës së gazit në një hotel në Velipojë. Nënvizohet se janë dëmtuar 4 shtetas, ndërsa bëhet me dije se të lënduarit janë nisur për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Infermierja që shoqëron disa nga të dëmtuarit drejt Tiranës, ka thënë për mediat se gjendja e katër personave është shumë e rëndë, sidomo për dy më të vegjlit, për transportin e të cilëve u përdor helikopteri.
Velipojë/Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
MËSONI MË SHUMË PËR NGJARJEN E RËNDË: VIDEO – Shpërthen një bombul gazi në Velipojë, dëmtohen rëndë tre gra dhe një fëmijë…