Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Brahimaj, në një intervistë për mediat në mbrëmjen e parë të vendosjes së orës së re policore (kufizimeve për pandeminë) tha se policia ka në fokus ndërgjegjësimin e kujtdo qytetari dhe jo gjobitja e tyre. Ai po ashtu tha se nëse në Shkodër gjendjet një lokal që nuk i zbaton masat vetë ai do japë dorëheqje.
“Më gjeni një lokal hapur në Shkodër e do shkojmë bashkë atje për tre minuta. Nëse ma gjeni masa e parë që do marr është të jap unë i pari dorëheqje”, tha Brahimaj.