Javën e ardhshme do të nisi rindërtimi i rrugës së Thethit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama me anë të një video të publikuar në rrjet ku shkruan se do të jetë një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës.
I gjithë aksi Qafë Thorë-Theh do të jetë 16 km ndërkohë që do të ketë lidhje me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën. Kjo rrugë do të sjellë lehtësim të madh edhe në dimër. Gjerësia e asfaltit do të jetë 4-4.75 metra. Në këtë rrugë do të ketë 3 tunele 20-30 metra për mbrojtje nga orteqet, si dhe mure pritëse prej guri. Po ashtu rruga do të jetë e pajisur me 5 prita malore dhe 8+9 tombino. Si pjesë e projektit do të rehabilitohet edhe qendra e Thethit.
“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës #ShqipëriaqëDuam”- shkruan Rama taksa poston dhe një video nga projekti.