Mjafton kjo shkrepje e fotoreporterit te njohur Mikel Thepina e bere gjate stervitjes se sotme te Vllaznise, per te kuptuar me se miri harmonine qe ekziston ne kampin shkodran, si tek stafi teknik ashtu edhe tek futbollistet.
Trajneri i pare duke qene perkrah krahut te tij te djathte, ka ngritur gishtin tregues lart duke formuar numrin 1 dhe duke u thene futbollisteve te mos harrojne se edhe neser ndaj Kukesit duhet ta tregojne veten.
Duhet t’i tregojne Kukesit se Vllaznia eshte ende e para ne renditje dhe pavaresisht gabimit te bere ne ndeshjen e fazes se pare ne Shkoder, ata jane pretendentet per te fituar neser ne “Elbasan Arena”.
Brdariç me gishtin tregues te ngjitur lart, ka dashur t’u thote futbollisteve se pavaresisht mungesave qe ka ekipi, serish ata qe do t’i zevendesojne, duhet ta tregojne veten.
Tek Vllaznia te gjithe besojne tek kjo ecuri e mire dhe padiskutim qe presin nje tjeter rezultat pozitiv edhe ne ndeshjen e neserme ndaj kukesianeve. /ShkodraSport/