Biznesmeni i mirënjohur Gjergj Luca “godet” përsëri. I njohur për daljet e tij pasionante para kamerave dhe punonjësve të tij, Luca, djali i aktorit të njohur shkodran Ndrek Luca, herë pas here trajton tema të ndjeshme për realitetin.
Në daljen e tij të fundit, përpara disa punonjëseve të tij, Luca ka trajtuar krizën aktuale ekonomike- financiare që po kalon Shqipëria si shkak i rritjes së çmimit të karburanteve por edhe të produkteve bazë të jetës.
Fillimisht, ai ka dashur të tregojë pagesën që marrin punonjëset e tij, duke lexuar para tyre emrat dhe pagat 15- ditore. Pagat varionin nga 202 mijë deri në 250 mijë lekë të vjetra për punonjëse.
Pasi ka bërë një[ analizë të krizës ekonomike, pasi ka evidentuar se paguan edhe pjesën e sigurimeve shoqërore që janë detyrim pagese i punëmarrësve, Gjergj Luca është marrë me qeverinë, duke i adresuar kritika.
Duke iu drejtuar punonjëseve të tij, të cilat punojnë 28 ditë në muaj, mbajnë familjet, paguajnë taksa, Luca i ka kujtuar qeverisë politikën e asistencës sociale, që sipas tij, nuk është e drejtë. Ai ka thënë se qeveria, nga taksat e mbledhura, u jep asistencë sociale “komshijeve tuaja parazite”.