Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me vendosjen e fugave metalike, pas shtrimit të asfaltit, ka përfunduar rehabilitimi i dyshemesë së Urës së Bahçallëkut, proces që u realizua brenda afatit të përcaktuar dhe punimet u kryen gjatë natës duke shmangur bllokimet e qarkullimit të automjeteve.
Punimet për rehabilitimin e Urës vijojnë ndërkohë edhe me trotuaret anësore dhe me riparimin e lyerjen e parmakëve.