Një kalimtar ndaloi një person të armatosur, i cili ishte në ndjekje nga policia e Columbus, në SHBA. Djali i quajtur Bill zgjati këmbën e tij duke penguar kështu personin që po ndiqej nga policia.
Ai u rrëzua në tokë duke i dhënë mundësi policisë të vinte shpejt e të prangoste personin e dyshuar për disa akte kriminale. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk u lëndua askush dhe policia falënderoi të riun për guximin dhe shpejtësinë që tregoi.
“Unë u ndjeva thjesht një qytetar, e kisha për detyrë të ndërhyja dhe të ndihmoja policinë me aq sa të mundesha”- tha Bill pak minuta me vonë. Ngjarja ka ndodhur më 3 prill por vetëm dy ditë më parë policia shpërndau pamjet.