Kancelarja gjermane Angela Merkel është goditur me domate nga disa persona të panjohur gjatë një mitingu në kuadër të fushatës parazgjedhore në Hajdelberg.
Mediat gjermane raportojnë se incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që zëdhënësi i policisë David Faulhaber raporton se po hetohet për të gjetur autorët e sulmit, të cilët akuzohen për shkaktim të lëndimeve trupore.