Aksioni per mbjelljen e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste ka vijuar në bashkinë Vau Dejës ndërsa e pranishme ishte edhe drejtuesja politike e PS për qarkun Shkodër Elisa Spiropali.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se ekipi i tij dhe Partia Socialiste janë pro mjedisit, pro gjelbërimit dhe jetës së shëndetshme, duke refuzuar që të jetojnë mes djegies e shkatërrimit.
Banorët e Vau Dejësit mirëpritën shtimin e hapësirës së gjelbër në zonën e tyre! Mbjellja e këtyre pemëve tha kandidati Shkreli i paraprin rrugëtimit për më shumë punë të mira në shërbim të komunitetit.