Ditën e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një dalje për mediat, ka rikthyer në vemendje një video, ku babai dhe djali i kandidatit të PSD- së për Qarkun Shkodër, Bilbil Dervishi, shfaqen në një makinë të ndaluar nga mbështetës të PD-së të cilët dyshonin se po tentonin shitblerje të votave.
Deklarimet e sotme të kreut të shtetit, kanë ngjallur reagimin e kandidatit Bilbil Dervishi, i cili në zyrën elektorale të PSD- së në Shkodër, ka dalë në një konferencë për mediat në orët e mbrëmjes. Dervishi ka hedhur poshtë aludimet për shitblerje të votave në rastin e publikuar edhe me video amatore në media të ndryshme.