Nga kontrollet intensive të territorit, gjenden në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, dhe asgjësohen 3754 bimë cannabisi.
Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjetën në Postribë dhe asgjësuan 2785 bimë narkotike;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes, gjetën në Toplanë dhe asgjësuan 969 bimë narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.