Një sasi prej 617 kg ko.kainë e pastër (hidroklorur) është sekuestruar nga policia federale braziliane në një zonë rurale në Brasnorte. Lënda na.rkotike ishte fshehur në trupin e një kamioni, i cili gjendej në një zonë rurale. Katër persona përfunduan në pranga.
Sasia e lëndës na.rkotike sipas policisë braziliane kapte shifrën e 9 mln dollarëve dhe kishte si destinacion Evropën. Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se ajo do të transportohej në Shqipëri.
Përveç dr.ogës, u sekuestrua edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit, Nantel Col. José Nildo de Oliveira, theksoi se ko.kaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të na.rkotikëve.