Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë.