Kastrioti ka marrë një fitore të rëndë në fushën e Vllaznisë, duke mundur shkodranët pretendentë për titull me suksesin 1-0 e duke ngjallur shanset e krutanëve për mbijetesën.
Goli i Mihanës në pjesën e parë ka qenë ai që ka bërë diferencën për ekipin e drejtuar nga Çela, i cili nga tribuna ka parë të tijtë të mbrojnë me rregull dhe të mos lejojnë Vllazninë të dalë në lojën e saj.
Edhe pse shkodranët u munduan, Sali dhe në fund traversa i mohuan të paktën golin e barazimit, duke bërë që mos përfitojnë nga hapi fals i skuadrave që kanë më sipër në renditje.