Zjarri është vënë plotësisht nën kontroll. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Benet Beci, teksa ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Qytetari i parë i Shkodrës ka thënë se fatmirësisht nuk ka patur dëme njerëzore, teksa ka paralajmëruar se brenda hapësirave e mundësive ligjore, do të ndihmohen edhe familjet që u janë dëmtuar banesat.
Ai ka folur për “katrahurë urbanistike”, teksa ka konstatuar se zjarrëfikëset nuk e kanë patur të mundur të hyjnë mjaftueshëm afër zjarreve për ti shuar flakët. Beci ka felenderuar zjarrëfikëeset që erdhën nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini, Tivati etj., për të ndihmuar shuarjen e zjarreve.
Në të njëjtën linjë me kryebashkiakun Beci, ishte edhe prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila u prononcua edhe ajo për mediat.
Zjarri i rënë ka angazhuar të gjitha strukturat. Në terren janë 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.
110 efektivë të forcave zjarrfikëse
30 efektivë të Policisë Shkodër
20 efektivë të repartit të FNSH
3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës
110 punonjës të Bashkisë Shkodër
30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës
1 helikopter i ushtrise