Jeton prej shumë vitesh, në SHBA, por duket sikur nuk është ndarë asnjë sekond nga Shkodra e tij. Rud Gega është një emër i njohur në artin shqiptar, një nga pionerët e muzikës RAP në Shqipëri. E veçanta e krijimtarisë së tij, është nacionalizmi, krenaria e të qënurit shqiptar e sidomos shkodran.
Ditën e sotme Rudi ka publikuar një këngë të re. Ka vendosur ta publikojë bazuar në orën e Tiranës, siç shprehet ai. Titulli është i gjetur dhe tingëllon i njohur “Përmbi zâ”. Duket se kënga ka përfshirë edhe vargjet e një tjetër shkodrani të madh Ndre Mjedës, “Permbi za qe lshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon, permbi er’ qe jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon”, marrë nga poezia “Gjuha shqipe”. Ideja, teksi dhe uzika janë të vetë Rudit.
Vetë autori, shpreh bindjen se është ndër këngët më të mira, mbase më e bukura, që ka realizuar. Për këtë krijim të ri, ai ka falenderuar për produksionin një tjetër shkodran të njohur si Jetmir Mehmeti për orkestrim/produksion dhe për klipin Florid Imerajn. Natyrisht, “notën” për krijimin më të ri të Rud Gegës, do ta vendosin ata që e kanë shijuar e mbështetur që në hapat e parë, publiku që mund ta ndjekë “Përmbi zâ” në kanalin personal të tij në Youtube. /ShkodraWeb/
â